Hakan Calhanoglu ka publikuar video nga disa prej momenteve të mira te Milani duke e falënderuar klubin pas transferimit te Interi.
Nuk ka dyshim se tifozët e Rossonerëve nuk e kanë pritur aspak mirë kalimin e tij te rivali i përbetuar i qytetit, megjithatë mesfushori turk vendosi të bëjë një postim falënderues.
Videot përfshijnë edhe prezantimin e tij në vitin 2017 kur u transferua nga Bayer Leverkuseni për 23 milionë euro, pastaj disa gola dhe festime me fanellën kuqezi.
“Faleminderit për gjithçka, Milan”, është mesazhi që ia ka bashkëngjitur 27-vjeçari postimit.
Ai largohet nga Rossonerët si lojtar i lirë, pasi që oferta e Interit ishte pesë milionë euro në sezon (një milion më shumë se ajo që i ofroi klubi tjetër nga qyteti i Milanos). Ndërsa shumë komentues nuk hezituan ta ofendonin në forma të ndryshme.