Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të javës së 26-të në Serie A, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.
Napoli i Rrahmanit do të udhëtojë në ishullin e Cagliarit, me shpresën që do t’i fitojë 3 pikë dhe të barazohet me liderin Milan, që prinë në tabelë më 56 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Unipol Domus”, ndërsa gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Simone Sozza.
Sikur edhe në ndeshjet tjera, edhe kjo do e gjejë Rrahmanin si titullar, sipas gjitha gjasave.
Ndeshja e parë kishte përfunduar në të mirë të Napolit, me rezultat 2-0.
/GazetaSinjaliSporti/