image Burri ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, arrestohet nga policia në Gjakovë

Kosovë

Burri ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, arrestohet nga policia në Gjakovë

news image

Në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Gjakovë, me 21 nëntor të këtij viti, një grua është ankuar në polici se bashkëshorti i saj është duke ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe në forma të ndryshme ndaj saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike, psiqike dhe seksuale ndaj saj që një kohë të gjatë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar edhe më tutje, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta Sinajli/