image Burri në Gjakovë tenton t'i jap fund jetës duke u vetëvarur me kabllo elektrike, e shpëton djali i tij

Siguri

Burri në Gjakovë tenton t’i jap fund jetës duke u vetëvarur me kabllo elektrike, e shpëton djali i tij

news image

Mbrëmë rreth orës 22:30, një burrë në Gjakovë ka tentuar t’i jap fund jetës së tij duke u varur në një kabllo elektrike të cilën e kishte lidhur në ballkonin e katit të parë të shtëpisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, derisa burri tentonte të bënte vetëvrasje, atë e vërejti djali i tij, i cili kishte arritur ta këpuste kabllon dhe ta shpëtonte babin e tij.

I njëjti kishte rënë nga shkallët, ku ka pësuar lëndime trupore, raporton Sinjali.

Viktima po trajtohet në Spitalin rajonal të Gjakovës, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë se rasti është cilësuar si “tentim vetëvrasje”.

/GazetaSinjali/