image Burri e kërcënon gruan në Ferizaj, dërgohet në mbajtje - Sinjali

Burri e kërcënon gruan në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

news image

Mosmarrëveshjet në mes qenieve njerëzore janë diçka e natyrshme dhe pjesë e pandashme e rutinës të pothuajse çdo personi, mirëpo kur ato përfundojnë në mënyrë të hidhur ajo përbën shkelje ligjore dhe shkelje të të drejtave të njeriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fshatin Talinovc të Ferizajt ka ndodhur një rast ku mosmarrëveshja ndërmjet një çifti ka përfunduar me kërcënim.

Gruaja dje rreth orës 13:00 është ankuar në polici se burri i saj e ka kërcënuar pas një mosmarrëveshje që e kishin.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se:

Rasti ka ndodhur dje, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.”

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin