image Burra e gra familjarë rrihen mes vete në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Burra e gra familjarë rrihen mes vete në Prishtinë

news image

Një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra  të nacionalitetit shqiptarë ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, për shkak të një mosmarrëveshjeje, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka arrestuar dy meshkuj dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. / Gazeta Sinjali/