image Brenda 12 orësh 52 persona kërkuan trajtim në Emergjencë

Shëndetësi

Brenda 12 orësh 52 persona kërkuan trajtim në Emergjencë

news image

Nga ora 12:00 e ditës së sotme e deri më tani 52 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, drejtori i Qendrës Emergjente të Kosovës, Naser Syla.

Ai tha se 52 pacientë janë aksidentuar, derisa gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë. Njëri nga aksidentet që është shkaktuar në Graçanicë, Syla ka bërë të ditur se i aksidentuari është dërguar jashtë vendit.

“Një në MIQ, tre Ortopedi dhe katër në Kirurgji torakale, pacienti në MIQ është në gjendje të rëndë”, deklaroi ai për Sinjalin.

Syla tha se stafi është i mjaftueshëm, pavarësisht që është festë.

Ai dërgoi mesazh që të vozitet me kujdes, pasi që nga vozitja e shpejtë dhe e pakujdesshme po shkaktohen shumica e aksidenteve.

/GazetaSinjali/