image Haradinaj uron Pashkët: Kjo festë frymëzon dashuri, paqe dhe solidaritet

Sociale

Haradinaj uron Pashkët: Kjo festë frymëzon dashuri, paqe dhe solidaritet

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, duke shtuar se kjo festë na frymëzon për dashuri, paqe dhe solidaritet.

Me këtë rast, ua përcjellë urimet më të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit dhe mbarë besimtarëve katolik, bashkombas të mi“, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së njëkohësisht ua ka uruar festën edhe të krishterëve të cilët ndodhen në Kosovë për misione diplomatike, pjestarëve të KFOR-it dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.

/GazetaSinjali/