image Sindikata e Arsimit protestoi ditën, ajo e Shëndetësisë feston në mbrëmje në Shqipëri

Sociale

Sindikata e Arsimit protestoi ditën, ajo e Shëndetësisë feston në mbrëmje në Shqipëri

news image

Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel vendi, nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sot kanë protestuar duke kërkuar realizimin e disa kërkesave të tyre.

Por këtë ditë, punëtorët e QKUK-së e shfrytëzuan që të bëjnë qejf në Malin e Robit në Shqipëri.

Në një video të postuar në Facebook, shihet se një numër i madh i tyre janë duke vallëzuar nën tingujt e muzikës ‘live’, pranë detit.

Kërkesat e Sindikatave të Pavarura të Kosovës gjatë protestës së sotme kanë qenë:

  • Vazhdimi i pagesës prej 100€ për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së.
  • Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor.
  • Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Ligji Nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te Neni 8, Paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999

/GazetaSinjali/