image Festë edhe në Britani, ambasadori Kapiti: T’i kujtojmë sakrificat e paraardhësve tanë dhe heroit Adem Jashari

Politikë

Festë edhe në Britani, ambasadori Kapiti: T’i kujtojmë sakrificat e paraardhësve tanë dhe heroit Adem Jashari

news image

Sot, në pritjen e organizuar nga Baroness Blake për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, ambasadori i Republikës së Kosovës, në Britani, Ilir Kapiti ju drejtua të ftuarve me një fjalë rasti për nder të 111 përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai tha se këtë ditë janë bashkuar për të nderuar simbolin e unitetit, forcës dhe krenarisë së kombit shqiptar.

”Lordët e mi, baronesha, deputetë, të nderuar, zonja dhe zotërinj, Sot po vizitoj shtatoren e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, në Londër, pranë Ambasadës sonë të re, i cili luftoi nën këtë flamur për lirinë e të gjithë shqiptarëve. Kjo ditë ka një rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, pasi jemi bërë bashkë për të nderuar simbolin e unitetit, forcës dhe krenarisë së kombit tonë. Le të kujtojmë sakrificat e paraardhësve tanë dhe heroit tonë të ndjerë kombëtar Adem Jashari në përcaktimin e kombit tonë dhe vlerave të tij”.

/GazetaSinjali/