image Brahim Diaz infektohet me koronavirus - Sinjali

Brahim Diaz infektohet me koronavirus

news image

Futbollisti i Milanit, Brahim Diaz ka rezultuar pozitiv në testet e kryera sot. 

Kjo është bërë e ditur nga klubi italian përmes një komunikate për media.

“Lojtari po bën mirë dhe është i izoluar në shtëpi. I gjithë ekipi është testuar me një rezultat negativ”, thuhet ndër tjera në komunikatë.

Milan e zhvillon nesër ndeshjen e radhës kampionale ndaj Veronas, kurse në mesjavë luan në Champions League.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin