Futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz ka mbërritur në Milano për të firmosur me ekipin e tij më të ri.
Lojtari spanjoll, i cili është huazuar te Milani për një sezon u shpreh i gëzuar për aventurën e tij të re. Në aeroportin e Malpensas, 21-vjeçari tha fjalët e para si lojtar i “rosonerëve”.
“Shumë i gëzuar! Jam gati për këtë sfidë të re. Është një klub i madh! Forca Milan” – deklaroi Brahim Diaz.