image Bordi i ZRrE-së mblidhet sot, pritet miratimi i shtrenjtimit të rrymës për 15 për qind

Kosovë

Bordi i ZRrE-së mblidhet sot, pritet miratimi i shtrenjtimit të rrymës për 15 për qind

news image

Sot do të mblidhet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ku pritet që të miratohet shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind.

Mbledhja e tretë e bordit ka në rend dite shtatë pika.

ZRrE më 23 mars ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Më poshtë mund të shihni renditjen e pikave:

  1. Miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
  3. Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;
  4. Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;
  5. Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;
  1. Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;
  2. Të tjera.

/GazetaSinjali/