image Çitaku - Kurtit: Pas vizitës studimore në ShBA po i viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër

Politikë

Çitaku – Kurtit: Pas vizitës studimore në ShBA po i viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar vizitat e kryeministrit, Albin Kurti, që tashmë e tri javë është duke qëndruar në ShBA dhe në Zvicër.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me qëndrimin e tij, madje me vizitën që Kurti ka bërë në një fabrikë të çokollatash në Zvicër.

Ajo është shprehur se është e paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjshme që kryeministri në detyrë tash e tri javë të jetë jashtë Kosovës.

“Vizita në ShBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”.

Ajo gjithashtu ka thënë se në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, “e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve (kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”.

/GazetaSinjali/