image PSD-ja me aksion, kërkojnë dorëheqjen e bordit të ZRrE-së

Politikë

PSD-ja me aksion, kërkojnë dorëheqjen e bordit të ZRrE-së

news image

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi rritjen e çmimit të energjisë.

Në muret e ZRrE-së është kërkuar dorëheqja e bordit të ZRrE-së.

“Çmimi i energjisë elektrike, qysh prej shkurtit, është bërë i papërballueshëm për qytetarët. Ai ishte e padrejtë dhe i paligjshëm sepse përgjatë gjithë këtyre muajve, Kosova më shumë ka eksportuar energji sesa që ka importuar, e ne kemi vazhduar të paguajmë tarifa më të shtrenjta anipse të gjithë energjinë e ka prodhuar KEK-u pa e rritur çmimin e shitjes. Edhe në këto kohëra të konsumit të ulët të energjisë, vendimi i paligjshëm, i rrëzuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, vazhdon të na faturoj më shtrenjtë”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

/GazetaSinjali/