image Merret vendimi: Pezullohet Liga Unike në konkurrencën e meshkujve, tërhiqen dy skuadra shqiptare

Basketboll

Merret vendimi: Pezullohet Liga Unike në konkurrencën e meshkujve, tërhiqen dy skuadra shqiptare

news image

Bordi Drejtues i Ligës Unike ka njoftuar se kanë marrë vendim që të pezullojnë aktivitetin e Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve, teksa në atë të femrave liga do të vazhdojë.

Liga Unike nuk ka startuar në mënyrën më të mirë këtë edicion, pasi për shkaqe organizative, dy ndeshje janë anuluar që në fillim të kampanjës.

Vendimi është marrë pasi dy ekipet nga Shqipëria, Tirana dhe Teuta janë tërhequr nga kjo garë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e këtij formati.

Postimi i plotë:

Vendim i Bordit Drejtues të Ligës Unike

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave.

Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.

Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit Drejtues të Ligës Unike,

Ilir Trebicka

Kryetar

Liga Unike

/GazetaSinjaliSport/