image Bordi i Trepçës i emëruar nga Kurti shkarkon kryeshefin Basri Ibrahimi

Kosovë

Bordi i Trepçës i emëruar nga Kurti shkarkon kryeshefin Basri Ibrahimi

news image

Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” ka shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi, raporton Gazeta Sinjali

Lajmin e ka konfirmuar  për Gazetën Sinjali vetë Ibrahimi, i cili ka thënë se është shkarkuar me direktiva të politikës, më saktësisht me udhër të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ai ka thënë se arsyet të cilat i janë thënë kanë të bëjnë me pagat e punëtorëve, të cilat janë vonuar në muajin e fundit, por sipas tij këto janë vetëm arsye politike.

“Po e vërtetë, në vazhdën e fshesës së VV-së më erdhi radha edhe mua. shkarkimet politike vazhdojnë me direktiva të politikës. Arsyet që i kanë thënë kanë qenë për shkak të, gjoja si kam kryer punët e mia si duhet dhe për faktin që punëtorët si kanë marrë rrogat ende. Ju e dini që me çmimet që kanë ra në treg, ka qenë problem. Kërkesa politike nga ministria kanë qenë”, tha Ibrahmi.

Tutje, ai ka thënë se bordi duhet t’i ketë të paktën 5 anëtarë në mënyrë që të mund të marrë një vendim të tillë, por bordi aktual i ka vetëm 4 anëtarë dhe kjo nuk i jep të drejt që të shkarkojë dikë.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka raportuar sot që minatorët e Trepçës me flotacion kanë bojkotuar punën që nga dita e premtë për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat. Ndërsa sot kanë hyrë në grevë./GazetaSinjali/