image Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, ende si kanë marrë pagat- kërkojnë shkarkimin e kryeshefit

Kosovë

Ekonomi/ Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, ende si kanë marrë pagat- kërkojnë shkarkimin e kryeshefit

news image

Minatorët e Trepçës me flotacion kanë bojkotuar punën që nga dita e premtë për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat. Ndërsa sot kanë hyrë në grevë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Gani Osmani – kryetar i Sindikatës Trepça me flotacion në Stanterg.

“E vërtete është, ne e kemi bojkotu punën prej të premtës, por për shkak të situatës vetëm e kanë bojkotu dhe kanë pritë me i qit pagat. Deri sot s’kemi marrë përgjigje, jemi mbledh ndërrimi i parë dhe i dyti, mi shfaq paknaqësitë. Kemi njoftuar edhe bordin, ku po mbahet një mbledhje”, konfirmoi Osmani për Gazetën Sinjali.

Ai tha se në mbledhje janë paraqitur dy pika, mosmarrja e pagave dhe është kërkuar nga bordi që të shkarkohet edhe kryeshefi për shkak se ‘ndërmarrja nuk po ka stabilitet në paga’, tha ai.

Ditë më parë Osmani ka theksuar se nga menaxhmenti u është premtuar se pagat do të dalin nga data 05 deri më 10 prill, 2020. /Gazeta Sinjali/