image Bileta për ta parë ndeshjen: Milan - Udinese kushton vetëm 1 euro

Futboll

Bileta për ta parë ndeshjen: Milan – Udinese kushton vetëm 1 euro

news image

Milani njofton se tifozët e tyre mund të aktivizojnë një promovim special për të blerë bileta për ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Udineses për vetëm 1 euro.

Skuadra e Stefano Piolit do të presin Udinese në Stadio Meazza të premten dhe do të shpresojnë të marrin mbështetje të fortë nga tribuna.

Për të rritur praninë e tifozëve të tyre në stadium, ata kanë aktivizuar një promocion të veçantë, duke vënë në dispozicion disa bileta për vetëm 1 euro.

Kuqezinjtë janë liderë të Serisë A, me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit, megjithëse Nerazzurrët kanë një ndeshje më pak, shkruan Footballitalia. /GazetaSinjaliSporti/