Pas dy javëve negociata, ish trajneri i Liverpoolit, Benitez ka vendosur të marrë stolin e rivalit lokal, njofton Fabrizio Romano, përcjellë Sinjali Sport.
Trajneri ka pasur kërkesa nga klubet italiane, por e ka parë Premierligën si prioritet.
Ndërkohë, tifozët e Evertonit kanë bërë të ditur se nuk e duan Benitez duke e kërcënuar me jetë.
Rafa Benitez finally signs his contract as new Everton manager until June 2024 after two weeks negotiations. He’s been approached by Italian clubs but Premier League job was his priority. ???????????? #EFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2021
“Mos nënshkruajë. E dimë ku jeton”, ishte një baner i tifozëve të Evertonit
Mbetet të shihet si do pritet kjo ardhje nga tifozët, pasi gjithçka të bëhet zyrtare. /Gazeta Sinjali Sporti/