Interi thuhet se ka hyrë në bisedime me Arsenalin për mbrojtësin e krahut të djathtë Hector Bellerin, i cili shihet si zëvendësuesi i Achraf Hakimit në “Giuseppe Meazza.”
Gazetari i “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio raporton se “Nerazzurët” tashmë janë duke kërkuar zëvendësimin e përfaqësuesit të Marokut përpara nisjes së sezonit 2021-22.
Hakimi ka vendosur që të bashkohet me Paris Saint-Germain, pasi të dy klubet thuhet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 22-vjeçarit.
Kështu Interi po kërkon zëvendësimin e tij në tregun e transferimeve dhe Di Marzio pretendon se Arsenali ka vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për Bellerin.
Interi thuhet se do të ofrojë një marrëveshje huazimi me mundësi të blerjes verën e ardhshme dhe tashmë kanë hyrë në bisedime me “Gunners”.
Mbrojtësi i Chelsea Davide Zappacosta mbetet një alternativë, nëse Interi dështon të arrijë një marrëveshje me Arsenalin mbi Bellerin.
Mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar ka një marrëveshje deri në qershor të vitit 2023 në Londër dhe erdhi nga ekipi i të rinjve të Barcelonës në korrik të vitit 2011.
Bellerin që atëherë ka luajtur 239 ndeshje për Arsenalin, duke kontribuar me nëntë gola dhe 29 asistime. /Gazeta Sinjali Sporti/