Mesfushori kolumbian James Rodriguez ka dhënë një deklaratë të papritur, që i ka befasuar çdo fans të futbollit, transmeton Sinjali Sport.
Ylli i Everton ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të federatës kolumbiane se mund të tërhiqet shumë shpejt nga futbollit.
“Nuk mund të them se kur do të tërhiqem, por mendoj se ka mbetur pak kohë në futboll për mua, nuk do të doja të luaja kur të isha shumë i vjetër”, ka thënë Rodriguez.
“Dua t’i shijoj deri në maksimum këto vitet e fundit dhe të ndihmojë të rinjtë” ka përfunduar ish lojtari i Real Madrid, Bayern Munich, Monaco e Porto. /Gazeta Sinjali Sporti/