image Befason Interi, Di Marzio: Kanë filluar kontaktet me yllin e Tottenhamit

Futboll

Itali/ Befason Interi, Di Marzio: Kanë filluar kontaktet me yllin e Tottenhamit

news image

Sipas gazetarit të njohur të futbollit në Itali, Gianluca Di Marzio, Interi ka filluar të kontaktojë me mesfushorin e Tottenhamit, Cristian Eriksen për ta negociuar një transferim të tij në Milano.

Ende nuk dihet nëse zikaltrit po tentojnë ta marrin danezin në janar apo në qershor, por nga Anglia bëjnë me dije se trajneri i Interit, Antonio Conte e dëshiron në ekip që tani, transmeton Gazeta Sinjali.

Eriksen ka vetëm 5 muaj kontratë me Tottenhamin dhe në fund të sezonit mund të largohet pa asnjë cent, ndërkohë që “Sky Sport” dje ka raportuar se Interi është i gatshëm që t’i jap atij 9 milionë euro pagë vjetore, në mënyrë që ta vë në dispozicion të Contes.

Sipas asaj që është raportuar, Tottenham kërkon rreth 20 milionë euro që ta lë Eriksenin të lirë që në janar. /Gazeta Sinjali/

Related image