Një nga zbulimet më të bukura për Interin në sezonin e titullit të 19-të të historisë, por pa dyshim edhe për Kombëtaren italiane në pritje të Evropianit të kësaj vere është Alesandro Bastoni, raporton Sinjali Sport.
Mbrojtësi 22-vjeçar e shpërbleu në maksimum besimin e Antonio Contes duke u shndërruar në një të pazëvendësueshëm shumë shpejt, aq sa edhe vetë gjiganti i prapavijës nuk arrin ende ta besojë këtë arritje edhe personale.
“Mbyllëm një sezon të jashtëzakonshëm.
Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi fantastik, pasi duke punuar të gjithë në të njëjtin drejtim arritëm të marrim këtë rezultat fenomenal. Falënderoj trajnerin Conte për besimin që më ka dhënë gjithmonë”, u shpreh Bastoni.