image Bastisje në Gjakovë, kapet edhe një i dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme

Siguri

Bastisje në Gjakovë, kapet edhe një i dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për tentim vrasjen që ndodhi në rrugën “Yll Morina”, të Gjakovës. Burimet e Sinjalit bënë të ditur se i dyshuari Demir Kelmendi plagosi me armë zjarri viktimën B.M (emër i njohur për redaksinë).

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit është arrestuar edhe personi i dytë me inicialet L.M., i dyshuar në këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë bastisjes së shtëpive dhe objekteve përcjellëse, Policia ka gjetur edhe dy armë zjarri të llojit armë e gjatë automatike dhe një revole të cilat janë konfiskuar si provë përcjellëse në rast.

Kujtojmë se viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, por për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy lloje të ndryshme të gëzhojave.

Demiri dyshohet se e gjuajti viktimën B.M., me kallashnikov, duke e plagosur në dorë dhe në këmbë.

Pas arrestimit, të njëjtit Policia ia ka konfiskuar kallashnikovin me gjithsej 23 fishekë.

/GazetaSinjali/