Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se policia ka kryer një bastisje në lagjen “Dardania”, në Prizren. Gjatë bastisjes janë gjetur dy kilogramë drogë.
Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë kësaj bastisjeje, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë narkotike.
E për rastin ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.
Ata përmes raportit 24-orësh, kanë treguar se çka është gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit.
“Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 53.67 gram substancë narkotike të llojit kokainë, 1 kg 698.71 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, një pushkë ajrore, një sprej “OC”, dy grinder për bluarje të marihuanës, një peshore, një telefon mobil, një pasaportë dhe vetura e të dyshuarit”, njofton policia.
Sinjali ka mësuar që i dyshuari është me inicialet E.B.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.