image Sekuestrohen rreth 2 kg substancë narkotike në Prizren

Siguri

Sekuestrohen rreth 2 kg substancë narkotike në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në lagjen “Dardania”, në Prizren, sot, rreth orës 06:20, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë kësaj bastisjeje, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë narkotike.

Kjo sasi dyshohet se është e llojit marihuanë dhe e llojit kokainë.

Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuar për posedim të kësaj substance është E.B.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/