Mesfushori i skuadrës së Evertonit, Andre Gomes, mbrëmë pësoi një lëndimi të rëndë në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.
Gomes pas një ndërhyrje nga Son mbeti i shtrirë në tokë me një problem serioz në kyçin e këmbës.
Pamja e këmbës së Gomes ishte e frikshme dhe të gjithë futbollistët vendosën duart në kokë. Ndërsa, Son që shkaktoi ndërhyrjen u ndje keq, madje ia nisi të qante. Por, një nga ata që u mundua të mbante veten dhe bashkëlojtarin e lënduar në atë situatë të vështirë ishte sulmuesi turk Cenk Tosun.
Pas ndeshjes, turku tregoi edhe momentin e vështirë të përjetuar në fushë.
“Të gjithë ndjehemi shumë të mërzitur përbrenda. Disa lojtarë, ishin gati duke qarë. Andre Gomes ishte në shok. I ishin zmadhuar sytë. Ai po qante dhe ulërinte. U mundova ta mbaja dhe t’i flisja. U mundova ta qetësoja. Por ne nuk e kuptonim dot atë. Ai ishte i lënduari në atë mes”, u shpreh Tosun./Gazeta Sinjali/