image Bashkë me shokun e rrahë të dashurën e tij në Prishtinë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Bashkë me shokun e rrahë të dashurën e tij në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë, se ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një vajzë në banesën e tyre.

Këto burime bëjnë të ditur se vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarve, pasi që ishte në lidhje dashurie me njërin prej tyre.

Mirëpo, kur shkoi atje, dyshohet se ajo u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj dhe bashkëbanuesi i tij.

Për shkak të lëndimeve trupore që dyshohet se ia kanë shkaktuar ata, ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin