image Qytetari në Gjakovë rrah shoferin për shkak se po voziste me shpejtësi veturën

Kosovë

Rrahje/ Qytetari në Gjakovë rrah shoferin për shkak se po voziste me shpejtësi veturën

news image

Një konflikt i çuditshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raqë të Komunës së Gjakovës, ku një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Sipas sinjalizuesit rrahja ka ndodhur për shkak se një person ka vozitur me shpejtësi veturën në fshat dhe për këtë arsye ka ardhur deri tek rrahja.

Një banor e kishte ndalur shoferin e veturës ku më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Rastin për Sinjain e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj.

“Ka ndodhur një rast i lëndimit trupor gjatë ditës së sotme, ku një person ka marrë lëndime dhe rasti është proceduar më tutje. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Gjokaj./Gazeta Sinjali/