Policia e Kosovës njofton për supendimin e zyrtarit policor Besnik Demiri, pas komenteve që bëri në Facebook për rajonin e Drenicës.
Në njoftimin e policisë thuhet se “zyrtari policor duhet të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi, kodin e etikës dhe rregullat e sjelljes dhe kryerjes së detyrave policore. Për Policinë e Kosovës është i papranueshëm çfarëdo veprimi i cilit do zyrtarë policor i cili bie ndesh me parimet udhëzuese dhe udhëheqëse të Policisë, integritetin personal dhe institucional, vlerat etike, vlerat e organizatës, ndershmërinë dhe përgjegjësinë për shërbim ndaj publikut”, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej, PK thotë se “Policia e Kosovës ndër vite ka ndërtuar imazh dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë qytetarët. Realizimi i detyrave dhe përgjegjësive policore karshi vendit dhe qytetarëve, përfshirë bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitetin, mbetet qëllim primar i Policisë së Kosovës dhe në ç’do rast ku mund të paraqiten shkelje të procedurave dhe rregullave policore do të merren masat e nevojshme”.
Në linkun e lajmit më poshtë mund të lexoni komentet e zyrtarit të PK-së që bëri për banoirët e rajonit të Drenicës./ Gazeta Sinjali/