image Policit të Kosovës një barcoletë i kushton me suspendim nga puna

Kosovë

Siguri/ Policit të Kosovës një barcoletë i kushton me suspendim nga puna

news image

Policia e Kosovë ka suspenduar nga puna zyrtarin policor, Besnik Demiri pasi që i njëjti kishte shkruar në rrjetin social Facebook se “Drenica duhet të rrethohet me tela si në kopsht zoologjik”.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, ka thënë Hoxha.

Postimi i Demirit ka marrë shumë reagime në rrjete sociale duke u konsideruar si deklaratë skandaloze nga një zyrtar i Policisë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një zyrtar policor suspendohet për shkak të postimeve në rrjete sociale.

Para dy javësh ishte suspenduar nga puna në Policinë e Kosovës Fisnik Millaku, bashkëshorti i ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millakut, pasi mbështeti thirrjen që “të digjet me benzinë Thaçi, Mustafa dhe e gjithë LDK-ja, të udhëheqë vetëm Kurti”./Gazeta Sinjali/