image Bajqinovci për djegien e veturës: Gati u dogja edhe unë

Siguri

Bajqinovci për djegien e veturës: Gati u dogja edhe unë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte se vetura e kandidatit për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është përfshirë nga zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Bajqinovci ka thënë se ai ka qenë brenda veturës kur ajo mori flakë dhe se ka qenë gati të digjet edhe ai.

Ai thotë se nuk e di shkaktarin e zjarrit.

“Vetura më është djegur dhe kam qenë në të, më shumë nuk kam çfarë të them. Ende nuk e di nëse përfshirë në zjarr nga ndonjë defekt, problem teknik apo diçka tjetër, veç gati u djega në të edhe unë”, tha ai për Kallxo.com./Gazeta Sinjali/