image Babai raporton djalin e zhdukur nga viti i kaluar, thotë se bashkëjetonte me dikë në Gjakovë - Sinjali

Babai raporton djalin e zhdukur nga viti i kaluar, thotë se bashkëjetonte me dikë në Gjakovë

news image

Një person në Gjakovë e ka raportuar dje në Policinë e Kosovës djalin si të zhdukur që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se babai ka deklaruar në Polici se nuk e di vendndodhjen e djalit, por që ka informacione se ai ishte duke bashkëjetuar me një femër.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, babai i vajzës me të cilën dyshohet se bashkëjeton djali që është zhdukur, nuk e ka denoncuar rastin në Polici, se vajza e tij është humbur.

Nga 25 dhjetori 2020, djali është larguar nga shtëpia e tij në fshatin Lugbunar të Gjakovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin