image Ava Max tregon se çfarë këshille i dha babai për suksesin

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ava Max tregon se çfarë këshille i dha babai për suksesin

news image

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max, po arrin suksese të mëdha në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngët e artistes shqiptare janë kthyer në hite dhe duket se ylli në ngjitje i muzikës pop, ka fituar zemrën e fansave kudo në botë.

Së fundmi Ava Max ka rrëfyer këshillën e babait të saj për t’u ngjitur në karrierë.

Babai im gjithmonë më thotë se mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua, por është në rregull, sepse më ka bërë të fortë“, shkroi ajo në mbishkrimin e një imazhi të publikuar në Instagram.

Kujtojmë që ditë më parë Ava Max publikoi këngën “Torn” vetëm në versionin audio. Ndërsa, të martën pritet që këngën ta publikojë edhe me videoklip./Sinjali