image Ava Max thyen tjetër rekord në 'Spotify'

Bota e Yjeve

Ava Max thyen tjetër rekord në ‘Spotify’

news image

Artistja e njohur, Ava Max është një tjetër emër shqiptar që po thyen rekorde, derisa muzika e saj është renditur në top 50-she në ‘Spotify’.

Artistja është renditur e 43-ta me këngën King and Queens (Mbretërit dhe Mbretëreshat), të cilën e ka realizuar gjatë muajit mars.

Së fundmi Ava Max ka realizuar edhe një këngë në muajin që lamë pas “Who’s laughing now” me të cilën po ashtu ka shënuar sukses.

Ndërsa shumë shpejt pritet ta publikojë edhe albumin e saj të parë.