image Ava Max pushton ballinën e "The New York Times", kënga e saj renditet në 5 këngët më të mira pop

Muzikë

Muzikë/ Ava Max pushton ballinën e “The New York Times”, kënga e saj renditet në 5 këngët më të mira pop

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë botërore Ava Max, është shfaqur në ballinën e të përditshmes amerikane “The New York Times”, si njëra nga artistet që ka thyer barrierat me këngët e saj në vitin 2019.

Gazeta “The New York Times” ka renditur 54 këngët më të mira të vitit, ku në mesin e të cilave bën pjesë edhe kënga “Sweet But Psycho” e artistes shqiptare Ava Max, e cila renditet në pesë këngët më të mira të zhanrit pop, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ava, përmes një postimi të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Faleminderit @nytimes. Më duket aspak reale të jem në një faqe me dy artistët e mi të preferuar, të cilët janë duke bërë punë të mrekullueshme, e që i admiroj. Kam filluar punën para 15 vjetëve dhe nuk jam ndalur që atëherë. Rrugëtimi ishte i vështirë dhe ende është. Megjithatë unë vetëm sa kam filluar (nëse nuk e keni bezdi…nuk e kam lansuar ende albumin tim debutues!!!) Ju dua. 2020 do të jetë vit më i mirë dhe muzika pop po kthehet më mirë se asnjë herë më parë”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.

https://www.instagram.com/p/B59YlkLFIZ-/

Kujtojmë se “Sweet But Psycho” është publikuar në muajin gusht të 2018-ës dhe deri më tani numëron mbi 479 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/