Dy artistë të njohur me famë botërore, Alan Walker dhe Ava Max, javën e kaluar e kanë publikuar klipin e ri të këngës, “Alone, Pt. II”.
Klipi i ri i këtij bashkëpunimi është xhiruar në kështjellen “Château de Fontainebleau”, që gjendet 55 kilometra larg qytetit të Parisit, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa prapaskenat e këtij klipi i ka publikuar gjatë ditës së sotme artistja shqiptare, Ava Max në kanalin zyrtar në YouTube.
Ava përmes kësaj videoje tregon procesin sesi është xhiruar videoklipi dhe vështirësitë që ka hasur gjatë intepretimit live.
Teksa, kujtojmë se versioni origjinal i kësaj kënge është publikuar më 27 dhjetor 2019 dhe deri më tani numëron mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/