image Ava Max nesër lanson projektin “OMG What’s happening”

Bota e Yjeve

Ava Max nesër lanson projektin “OMG What’s happening”

news image

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, momentalisht po shijon sukseset më të mëdha në fushën e saj.

Muajin e kaluar ajo hodhi në treg albumin e parë debutues, i cili titullohet “Heaven and Hell”.

Në kuadër të albumit të ri, biondja së fundmi njoftoi se do të lansojë me klip njërën prej këngëve të quajtur “OMG what’s happening”.

Ava ka ndarë një video të shkurtër në Instagram, përmes të cilës tregon se nesër lansohet videoklipi i ri.

“OMG what’s happening, nesër”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar një orë të saktë të publikimit të këngës.

Reagimet e fansave ishin të shumtë, të cilët duket se mezi po presin për këtë prurje të 26 vjeçares.

“Heaven and Hell” ndërkohë është bërë albumi i tretë më i dëgjuar nga një artiste femër në platformën e njohur Spotify. /Gazeta Sinjali/