image Ava Max mahnit me paraqitjen në “MTV VMA 2019”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ava Max mahnit me paraqitjen në “MTV VMA 2019”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, mbrëmë pati paraqitjen e saj të parë në edicionin e 36-të të “MTV Video Music Awards”.

Artistja shqiptare ishte e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë”, por që nuk e rrëmbeu këtë çmim, transmeton Sinjali.

Anipse Ava Max nuk u shpërblye me çmim, ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme për të pranishmit.

Krahas performancës, vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e saj në tepihun e kuq. Ava Max ishte veshur me një kostum të kuq, madje “Daily Mail” e cilësoi si njërën ndër veshjet më të kqija të mbrëmjes.

Ndryshe, Ava Max është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Torn” që e ka publikuar vetëm në versionin audio më 19 gusht. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/