Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, është shprehur se është mërzitur nga situata e pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Artistja menzi pret ditët kur bota të ndjehet sërish normale.
“Duke numëruar ditët deri në momentin kur bota të ndjehet normale sërish”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Ava Max, ka pak kohë që ka filluar karrierën e saj muzikore. Por, për aq kohë ajo ka pushtuar tregun muzikor.
Suksesi më i madh i këngëtares është “Sweet but Psycho”.
Kurse, në shtator Ava Max publikoi albumin e saj të parë “Heaven and Hell”.