Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, është zgjedhur së fundmi si fytyra do të promovojë veturat e reja të kompanisë gjigante italiane, Fiat.
Kjo është bërë e ditur pikërisht nga kompania, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare, transmeton Gazeta Sinjali.
“Njëra nga këngëtaret më të mëdha të muzikës pop, si dhe një nga qytetet më të dalluar për modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare, ku në imazh shihet Ava Max.
Kujtojmë se Ava Max karrierën muzikore e nisi në vitin 2017-të me këngën “The Clapp Your Hands”.
Aktualisht, artistja është duke e shijuar në maksimum suksesin e këngës së fundit “Torn”. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 14 milionë klikime në kanalin Yotube./Gazeta Sinjali/