Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max do të performojë këtë vit në ceremoninë “MTV Music Awards”.
Në mesin e yjeve, Ava Max është përzgjedhur të këndojë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës që do të mbahet më 31 gusht.
Befasia nuk mbaron më kaq, pasi këngëtarja shqiptare është nominuar në “MTV Music Awards” , në kategorinë Push Best New Artist (“Artisti depërtues i vitit”).
“Kjo është çmenduri”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. /Gazeta Sinjali/