Ballafaqimi mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikimet e botërorit “Katar 2022” është ndërprerë, shkruan Sinjali Sport.
Autoritetet braziliane kanë hyrë në fushë duke mos e lejuar vazhdimin e lojës, për shkak që katër futbollistë të Argjentinës nuk i është lejuar nga Premierliga angleze të luajnë në këto ndeshje për shkak të masave me COVID-19.
BREAKING: Brazil vs Argentina has been suspended as the Brazilian Health Authorities have stormed onto the pitch to deport Emiliano Martinez, Giovani Lo Celso and Cristian Romero.#avfc #thfc pic.twitter.com/g9tGmV1pNt
— Sam Street (@samstreetwrites) September 5, 2021
Katër futbollistët argjentinas nuk kanë kryer karantinën dhe autoritetet braziliane nuk dëshirojnë të shohin ata duke luajtur pa e bërë karantinën.
Dueli nuk dihet se kur do të rifillojë. /Gazeta Sinjali Sporti/