image Automjeti godet motoçiklistin në rrugën Prishtinë - Podujevë

Siguri

Automjeti godet motoçiklistin në rrugën Prishtinë – Podujevë

news image

Një person ka pësuar lëndime trupor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën Prishtinë – Podujevë, te vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”, mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është drejtuesi i motoçikletës.

“Rreth orës 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (Qershiat e Llapashticës), ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha se me rastin po merret Njësi i Trafikut./Gazeta Sinjali/