image Autobusi stërmbushet në Prishtinë, s'ka distancë - udhëtarët qëndrojnë në këmbë...Vapë dhe zhurmë (Video)

Sinjalizime

Autobusi stërmbushet në Prishtinë, s’ka distancë – udhëtarët qëndrojnë në këmbë…Vapë dhe zhurmë (Video)

news image

Praktika e mbushjes së automjeteve transportuese me udhëtarë që qëndrojnë në dyert e tyre e në korridor, po vazhdon edhe në kohë të pandemisë.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje shqetësuese nga autobusi i stërmbushur me udhëtarë “Qendra 3A”, që qarkullon në Prishtinë.

Në autobusin që po i dërgon udhëtarët për në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të kryeqytetit, nuk po respektohet distanca fizike, anipse këtë gjë po e kërkon çdo ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në këmbë po qëndrojnë udhëtarët e në mesin e tyre ka edhe fëmijë. E kjo gjë duket normale në Kosovë, pasi pamje të tilla shohim kudo, çdo ditë.

Vapë, tollovi e zhurmë, shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesit. /Gazeta Sinjali/