Zjarrfikësit e Australisë po përfitojnë nga situata e përmirësimit të kushteve të motit në lindje dhe jug të vendit të shkatërruar nga zjarri, një ditë pasi erërat e forta dhe temperaturat e nxehta shkaktuan një zjarr gjigant.
Autoritetet e zjarrit deklaruan se duke filluar nga sot do të ketë një javë më pak intensive falë temperaturave më të ulëta dhe uljes së nivelit të erës.
Ekuipazhet e zjarrit kaluan një natë sfiduese pasi dje në mbrëmje erërat e papritura shkaktuan kushte të rrezikshme dhe autoritetet dhanë paralajmërime emergjente dhe urdhra të menjëhershëm evakuimi.
Tri flakë të mëdha u bashkuan brenda natës në kufijtë e shteteve fqinje New South Wales dhe Victoria ku u formua një zjarr gjigant, që mbuloi më shumë se 600 000 hektarë tokë. /Gazeta Sinjali/