image Atletico në minutën e 99-të realizon fitore me përmbysje ndaj Espanyolit

Futboll

Atletico në minutën e 99-të realizon fitore me përmbysje ndaj Espanyolit

news image

Atletico Madrid në stil të kampionit siguron tre pikë në Laliga, shkruan Sinjali Sport.

Los Colchoneros fituan në udhëtim ndaj Espanyolit 1-2.

Skuadra e Simeones fitoren e arriti tek në fund të takimit në kohën shtesë.

Raul de Tomas kaloi katalunasit në epërsi në minutën e 40-të, kurse përmbysja nga madrilenët filloi në min e 79-të me golin e Carrascos, përderisa për triumfin e përkujdes Lemar duke realizuar në kohën shtesë në min e 90+9.

Atletico me këtë fitore kalon në pozitën e parë përkohësisht me 10 pikë, duke pritur që sot në mbrëmje rivali i saj, Real Madrid, të gaboj që të mos ia merr pozitën kryesuese.

Espanyoli në tjetrën anë ende nuk ka gjetur pikët e para, duke i grumbulluar dy pikë në pozitën e 16. /Gazeta Sinjali Sporti/