image Atletico me përmbysje dramatike në minutat e fundit e mposhtë Valencian

Futboll

Atletico me përmbysje dramatike në minutat e fundit e mposhtë Valencian

news image

Atletico Madrid i është rikthyer fitoreve duke tejkaluar rezultatet e dobëta këtë edicion, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi i La Ligas e mposhti Valencian në kuadër të xhiros së 22-të, me rezultat të 3-2, në një përmysje dramatike.

Valencia kishte epërsinë prej 0-2, por madrilenët përmbysën rezultatin në favor të tyre në 3-2.

Yunus Musah dhe Hugo Duro për lakuriqët, kurse Matheus Cunha, Angel Correa dhe Mario Hermoso për vendasit ishin golashënues, në këtë ballfaqim.

Me këtë fitore  vendasit ngritën me 36 pikë mbeten në vendin e katërt, përderisa me 29 pikë mysafirët gjenden në vendin e nëntë.   /Gazeta Sinjali Sporti/