image Atletico Madrid nuk lejon befasi, triumfon ndaj Real Sociedadit

Futboll

Atletico Madrid nuk lejon befasi, triumfon ndaj Real Sociedadit

news image

Atletico Madridi ishte nikoqir i Real Sociedadit në ndeshjen e javës së 36-të në La Liga, raporton Sinjali Sport.

Madrilenët fituan me rezultat 2-1.

Yannick Carrasco dhe Angel Correa realizuan golat për ekipin e Simeones, që shënuan një fitore tejet të rëndësishme për luftën për titull.

Mysafirët shënuan golin e nderit me anë të Igor Zubeldias në minutën e 83-të.  

“Los Colchoneros” pas fitores kanë katër pikë më shumë se Barcelona dhe pesë më shumë se Real Madridi në garën për titull, ku kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për ta.

Sociedadi mbetet i pesti në renditje dhe dëshiron të ruajë pozitën e kualifikimit direkt në Ligën e Evropës. /Gazeta Sinjali Sporti/